• e premte, 05 dhjetor 2025

Zelenski: Qëllimi kryesor i rusëve është të pushtojnë Pokrovskun, luftime po zhvillohen edhe në vetë qytetin

Zelenski: Qëllimi kryesor i rusëve është të pushtojnë Pokrovskun, luftime po zhvillohen edhe në vetë qytetin

Kiev, 28 tetor 2025 (MIA) -  Trupat ruse kanë përqëndruar forcat e tyre kryesore goditëse në drejtim të qytetit Pokrovsk në rajonin Doneck në Ukrainë, ku vazhdojnë luftimet e ashpra në territorin e qytetit, publikoi presidenti ukrainas, Volodimir Zelenski. 

"Bisedova me ushtrinë - vëmendje e veçantë iu kushtua Pokrovskut, si dhe zonave fqinje", tha Zelenski në videon e tij të rregullt në mbrëmje, të transmetuar nga Ukrinform.

Ai theksoi se në këtë qytet aktualisht ndodhet numri më i madh i forcave sulmuese ruse dhe aktivitet i rëndësishëm ofensiv.

"Luftimet vazhdojnë në qytet: ky është qëllimi i tyre kryesor - vetë Pokrovski. Dhe çdo rezultat i forcave tona në këtë drejtim është një rezultat për të gjithë Ukrainën, për të gjithë mbrojtjen e vendit tonë", theksoi Zelenski. 

Gjatë ditës së djeshme, u zhvilluan 101 përleshje luftarake midis forcave mbrojtëse të Ukrainës dhe trupave ruse, luftimet ende vazhdojnë në gjashtë vija të frontit, me forcat ruse që sulmojnë më aktivisht në Kostjantinovska dhe Pokrovsk, dhe gjithashtu tregojnë aktivitet të shtuar në Aleksandrovsk, thekson Ukrinform. ls/

Foto: X

 

QËNDRONI TË LIDHUR