Zelenski: Putini ka frikë nga bisedimet direkte me mua
- Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski sot deklaroi se do të bëjë gjithçka që këtë javë të mbahet takimi i paralajmëruar me Vladimir Putinin.
- Post By Qefsere Abduli
- 17:46, 13 maj, 2025

Kiev, 13 maj 2025 (MIA) - Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski sot deklaroi se do të bëjë gjithçka që këtë javë të mbahet takimi i paralajmëruar me Vladimir Putinin.
"Derisa Putini nuk është i gatshëm të vijë në Ankara, Erdogani dhe unë jemi të gatshëm të fluturojmë për në Stamboll. Do të bëjmë gjithçka që të ndodhë ai takim", tha Zelenski.
"Askush përveç meje nuk mund të negociojë me Putinin. Këto janë detyrimet e mia", tha ai, ndërsa më pas shtoi: "Nëse nuk ka takim me Putinin, nuk do të ketë as rezultate. Gjithçka tashmë shkon larg".
"Putini ka frikë nga bisedimet direkte me mua", pretendon Zelenski në deklaratën për X, duke shtuar se "nëse Putini nuk vjen dhe vazhdon të luajë lojrat e tij, kjo është dëshmia e fundit se nuk dëshiron ta ndërpresë luftën".
Zelenski shtoi se, derisa bisedimet dështojnë, pret "sanksione të rrepta" nga SHBA-ja dhe Bashkimi Evropian, sepse kjo do të tregonte se Rusia nuk është e gatshme për diplomaci.
Kujtojmë se negociatat direkte mes presidentit ukrainas Volodimir Zelenski dhe presidentit rus Vladimir Putin duhet të mbahen të enjten në Stamboll, me pjesëmarrjen e mundshme edhe të presidentit amerikan Donald Tramp.
Takimi i paralajmëruar parasheh përpjekje të re të bashkësisë ndërkombëtare për të ndërmjetësuar përfundimin e luftës që ka zgjatur për më shumë se tre vjet.
❗️ Erdogan and I will do everything to make the meeting with Putin happen, - Zelensky.
— 🪖MilitaryNewsUA🇺🇦 (@front_ukrainian) May 13, 2025
▪️If Putin is not ready to fly to Ankara, Erdogan and I are ready to fly to Istanbul. We will do everything to make this meeting happen.
▪️No one but me can negotiate with Putin. These are my… pic.twitter.com/1xIse4Pglx
Zelenski e konfirmoi mbërritjen e tij në Turqi dhe e ftoi Putinin t'i bashkohet, duke theksuar se është i gatshëm të bëjë gjithçka që të mbahet takimi.
Putini propozoi bisedime pa parakushte, por ende nuk e konfirmoi pjesëmarrjen e tij. Kremlini i hodhi poshtë kërkesa e Perëndimit për armëpushimin 30-të ditor si "ultimatum" dhe ende nuk është e qartë nëse Putini personalisht do të marrë pjesë në takim.
Deri tani nuk është e qartë edhe nëse presidenti amerikan Tramp, i cili aktualisht ndodhet në turne në Lindjen e Mesme dhe shprehu gatishmërinë të marrë pjesë në bisedimet e mundshme në Stamboll, në të vërtetë, do t'u bashkohet atyre nëse mendon se kjo mund të jetë e dobishme.
Zelenski e përshëndeti pjesëmarrjen e mundshme, duke thënë se kjo do të mund të ndihmojë në arritjen e paqes në Ukrainë. qa/
Foto: EPA
Зеленски го поздрави неговото евентуално присуство, велејќи дека тоа би можело да помогне во постигнување на мирот во Украина.сд/
фото:ЕПА