Zelenski propozoi vazhdim të gjendjes së jashtëzakonshme
- Presidenti ukrainas, VOlodimir zelenski parashtroi propozim drejt parlamentit ukrainas për vazhdim të gjendjes së jashtëzakonshme dhe mobilizim të përgjithshëm edhe për 90 ditë.
- Post By Arta Bunjaku
- 21:58, 26 korrik, 2023

Kiev, 26 korrik 2023 (MIA) - Presidenti ukrainas, VOlodimir zelenski parashtroi propozim drejt parlamentit ukrainas për vazhdim të gjendjes së jashtëzakonshme dhe mobilizim të përgjithshëm edhe për 90 ditë.
Parlamenti ukrainas paraprakisht e vazhdoi gjendjen e jashtëzakonshme dhe mobilizimin nga maji deri më 18 gusht.
Zelenski për herë të parë shpalli gjendje të jashtëzakonshme më 24 shkurt të vitit të kaluar, ditën kur Rusia e filloi invazionin ndaj Ukrainës.
Gjendja e jashtëzakonshme do të thotë se ukrainasit e moshës mes 18 dhe 60 vjeç, me disa përjashtime, nuk guxojnë ta braktisin vendin sepse mund të thirren në shërbim ushtarak. ab/
Foto: Profili i Zelenskit në Fejsbuk