• e premte, 05 dhjetor 2025

Zelenski: Propozimi ukrainas për armëpushim 30-ditor është ende i vlefshëm, nuk ka reagim nga Moska

Zelenski: Propozimi ukrainas për armëpushim 30-ditor është ende i vlefshëm, nuk ka reagim nga Moska

 Kiev, 8 maj 2025 (MIA) - Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski,  deklaroi se propozimi i tyre për një armëpushim 30-ditor është ende në fuqi, duke vlerësuar se kjo do t'i japë një shans diplomacisë dhe do të lejojë deeskalimin e konfliktit me Rusinë.

"Nuk e tërheqim këtë propozim. Kjo mund të hapë derën për diplomaci", tha Zelenski në një video fjalim, raportoi Ukrinform. 

 Zelenski theksoi se Ukraina mbetet e përkushtuar ndaj paqes, por se "nuk ka asnjë përgjigje nga pala ruse - përveç vazhdimit të sulmit".

"Kjo tregon qartë se cili është burimi i luftës. Rusia duhet të ndalojë agresionin e saj - është çështje kohe. Lufta është një humbje për të gjithë, përfshirë agresorin", shtoi presidenti ukrainas. 

 Zelenski theksoi se sanksionet ndërkombëtare kundër Rusisë do të forcohen dhe vlerësoi se ato janë "të pashmangshme" dhe "të prekshme".

Ai, gjithashtu, paralajmëroi  nisma të reja që, tha, do të përshpejtonin zbatimin e drejtësisë ndërkombëtare. 

 Deklarata e tij vjen pasi presidenti rus Vladimir Putini më 28 prill shpalli armëpushim të njëanshëm nga 8 deri më 10 maj  me rastin e Ditës së Fitores.

Zelenski paraprakisht  deklaroi se nuk ka nevojë të pritet një datë simbolike për një armëpushim - "ajo mund të bëhet menjëherë". 

 Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karolin Levit, e komentoi situatën, duke thënë se presidenti amerikan, Donald Tramp, mbështet një armëpushim të përhershëm si të vetmen mënyrë për t'i dhënë fund konfliktit në Ukrainë.

 Foto: X

 

QËNDRONI TË LIDHUR