• e hënë, 01 korrik 2024

Zelenski pritet të takohet me Papën të shtunën

Zelenski pritet të takohet me Papën të shtunën

Vatikan, 11 maj 2023 (MIA) - Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski pritet të takohet me Papa Françeskun të shtunën në Vatikan, thanë sot burime diplomatike për mediat perëndimore.

Udhëtimi i planifikuar, i cili nuk është shpallur zyrtarisht, do të vijë vetëm dy javë pasi kreu i Kishës Katolike Romake tha se po merrte pjesë në një mision paqeruajtës për t'i dhënë fund konfliktit midis Rusisë dhe Ukrainës. Papa nuk dha detaje rreth nismës.

Aktualisht nuk ka asnjë koment nga pala ukrainase për vizitën e mundshme.

Një burim diplomatik italian konfirmoi se Zelenski mund të vijë në Romë këtë fundjavë dhe të takohet me kryeministren Xhorxha Meloni. ls/

QËNDRONI TË LIDHUR