• e hënë, 23 dhjetor 2024

Zelenski pret ndihmë nga BE-ja për rinovimin e infrastrukturës së shkatërruar energjetike në Ukrainë

Zelenski pret ndihmë nga BE-ja për rinovimin e infrastrukturës së shkatërruar energjetike në Ukrainë
Kiev, 1 nëntor 2022 (MIA) – Presidenti i Ukrainës, Vollodimir Zelenski shpreson për ndihmë nga BE-ja për rinovimin e rrjetit energjetik në vend, i dëmtuar seriozisht nga seria e sulmeve raketore ruse mbi objektet infrastrukturore në Ukrainë. Zelenski në takimin e sotëm me eurokomisarin për Energjetikë, Kadri Simson në Kiev theksoi se në sulme janë shkatërruar 40 për qind e infrastrukturës së përgjithshme energjetike në Ukrainë. Komisioni Evropian duhet të ketë rol koordinues në rinovimin e infrastrukturës energjetike, propozoi ai duke e potencuar shembullin sipas formatit Ramshtajn, përmes së cilit shtetet - mbështetëse të Grupit të Kontaktit e koordinojnë ndihmën e tyre ushtarake për Ukrainën. "Jam i sigurt se do të rinovojmë gjithçka. Edhe në një kohë më të qetë, kur situata në sistemin tonë energjetik sërish do të jetë stabile, sërish do të eksportojmë energji elektrike në Evropë", deklaroi Zelenski.

QËNDRONI TË LIDHUR