• e shtunë, 06 korrik 2024

Zelenski pranoi se kundër-ofensiva po përparon ngadalë dhe vlerësoi se lufta nuk është film Holivudi

Zelenski pranoi se kundër-ofensiva po përparon ngadalë dhe vlerësoi se lufta nuk është film Holivudi

Kiev, 21 qershor 2023 (MIA) - Presidenti ukrainas, Volodimir zelenski pranoi se përparimi i forcave ukrainase në fushë-betejë është "më i ngadaltë nga ajo që dëshirohet" në më shumë se një javë prej fillimit të ofensivës ushtarake ukrainase për kthim të territoreve të okupuara nga Rusia, transmetoi sot BBC.

"Disa besojnë se ky është film Holivudi dhe e presin rezultatin. Nuk është. Investim janë jetët njerëzore", tha Zelenski në intervistë për BBC.

Zelenski tha se depërtimi ushtarak nuk është detyrë e lehtë sepse ka 200.000 kilometra katrorë territor ukrainas dhe forca ruse.

"Çkado që dëshirojnë disa njerëz, përfshirë edhe tentime për presion ndaj nesh, me tërë respektin e duhur, ne do të përparojmë në fushë-betejë ashtu si ne konsiderojmë se është më së miri", shtoi Zelenski.

Ai e theksoi nevojën që Ukraina të marrë garanca të sigurisë nga NATO-ja, por shtoi se qëllimi përfundimtar është anëtarësimi në Aleancë.

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s këtë javë qartë tha se tani për tani nuk ka plane për atë, por e ftoi Ukrainën në samitin e Aleancës muajin e ardhshëm në Lituani, përkujton BBC.

Presidenti ukrainas sërish u angazhua që Ukraina t'i marrë gjuajtësit e premtuar amerikanë F-16 dhe tha se beson se pilotët mund të fillojnë trajnimin tashmë në gusht, ndërsa aeroplani i parë mund të arrijë për gjashtë apo shtatë muaj. ab/

 

QËNDRONI TË LIDHUR