• e premte, 23 maj 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Zelenski pyet Trampin: Vetëm dua të di çka do të bëhet me Ukrainën

Zelenski pyet Trampin: Vetëm dua të di çka do të bëhet me Ukrainën

Kiev, 27 shkurt 2025 (MIA) - Presidenti i Ukrainës, Vollodimir Zelenski para takimit të nesërm në Uashington dërgoi porosi deri te presidenti amerikan, Donald Tramp.

"Vetëm dua të di se çka do të bëhet nesër me ne, me vendin tonë, me familjet tona. Ku jeni ju? Nuk na duhen vetëm marrëveshje për para. Tani mbijetojmë", tha Zelenski.

Ai po ashtu pyet: "Nëse Amerika do ta ndal ndihmën ushtarake?"

Zelenski shtoi se pa ndihmën ushtarake amerikane, Ukraina mund të humbasë aftësinë për t'u mbrojtur kundër Rusisë.

"Tani nuk bëhet fjalë për ngrirjen e konfliktit. Lufta nuk do të përfundojë nesër, sepse (presidenti rus Vlladimir) Putin nuk është gati për këtë", theksoi Zelenski.

SHBA-ja dhe Ukraina do të nënshkruajnë nesër marrëveshje për shfrytëzimin e burimeve minerale të Ukrainës, sipas së cilës të ardhurat nga mineralet do të deponohen në një fond të përbashkët amerikano-ukrainas. Zelenski në këmbim po kërkon garanci amerikane të sigurisë, të cilat Trampi deri tani nuk i ka siguruar. bsh/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR