Zelenski pohon se Llukashenko i ka kërkuar falje në fillim të luftës
- Presidenti ukrainas, Vollodimir Zelenski deklaroi se presidenti bjellorus, Aleksandar Llukashenko i ka kërkuar falje menjëherë pas fillimit të luftës, pasi Rusia e ka sulmuar Ukrainën përmes territorit bjellorus, njofton "Ukrinform".
- Post By Besnik Shuki
- 07:52, 6 janar, 2025
Kiev, 6 janar 2025 (MIA) - Presidenti ukrainas, Vollodimir Zelenski deklaroi se presidenti bjellorus, Aleksandar Llukashenko i ka kërkuar falje menjëherë pas fillimit të luftës, pasi Rusia e ka sulmuar Ukrainën përmes territorit bjellorus, njofton "Ukrinform".
"Bisedova me Llukashenkon në telefon në ditët e para të luftës dhe ai kërkoi falje. Më tha: 'Nuk isha unë, Putini ka gjuajtur raketa nga territori im'. Këto janë fjalët e tij, kam edhe dëshmitarë. Ai tha 'Më fal'", deklaroi Zelenski në intervistë për podkasterin amerikan, Leks Fridman.
Si përgjigje, Zelenski e ka akuzuar Llukashenkon se është i njëjtë si lideri rus, Vlladimir Putin. "I thash: 'Ti je vrasës i njëjtë'. Ndërsa ai mu përgjigj: 'Më kupto, nuk mund të luftosh kundër rusëve'".
Si kompensim, Llukashenko ka propozuar që Ukraina ta sulmojë rafinerinë për naftë në qytetin bjellorus Mozir, në çka Zelenski iu përgjigj: "Çka flet?"
Deri në këtë moment nuk ka reagim nga lideri bjellorus.
Muajin e kaluar, Llukashenko ka nënshkruar marrëveshje me Putinin në Minsk, me të cilën Rusia garanton siguri për Bjellorusinë. Llukashenko ka kërkuar nga Rusia të sistemojë sisteme të reja të armatosura, duke përfshirë raketa hipersonike "Oreshnik", njofton "Ukrinform". bsh/
Foto: Arkiv