• e premte, 05 dhjetor 2025

Zelenski paralajmëroi sulme të reja në territorin e Rusisë

Zelenski paralajmëroi sulme të reja në territorin e Rusisë

Kiev, 31 gusht 2025 (MIA) - Presidenti ukrainas Vollodimir Zelenski deklaroi se Kievi po përgatit plane për sulme të reja në territorin e Federatës ruse. Fjalët e tij i transmetoi kanali Telegram i gazetës ukrainase "Strana.ua", duke iu referuar fjalimit të shefit të shtetit pas testimit të raketave të reja vendase.

Zelenski theksoi se Ukraina ka mjetet dhe infrastrukturën e domosdoshme për të vazhduar operacionet ofensive.

"Të gjitha forcat dhe burimet janë gati, po planifikohen sulme të reja diplomatike dhe ushtarake", tha ai pas takimit me komandantin suprem të Forcave të armatosura të Ukrainës (ASU), Oleksandër Sirski.

Ky paralajmërim vjen në kohë kur Kievi po punon intensivisht për zhvillimin e teknologjisë së raketave vendase, si dhe për sigurimin e ndihmës shtesë ushtarake dhe financiare nga aleatët perëndimorë.

Zyrtarët ukrainas po theksojnë gjithnjë e më shumë se zgjerimi i arsenalit është çelësi për "kthimin e luftës në Rusi" dhe në këtë mënyrë përforcimin e pozicionit negociues të Kievit. bsh/

Foto: MIA arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR