• e shtunë, 23 nëntor 2024

Zelenski paralajmëroi se do të flasë në samitin e Ligës arabe në Xheda dhe do ta prezentojë formulën ukrainase për paqe

Zelenski paralajmëroi se do të flasë në samitin e Ligës arabe në Xheda dhe do ta prezentojë formulën ukrainase për paqe

Xheda, 19 maj 2023 (MIA) - Presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelenski e filloi vizitën në Arabinë Saudite, publikoi Ukrinform, duke iu referuar publikimit të tij në "Telegram". Kjo është vizita e tij e parë në monarkinë saudite pasi u zgjodh kryetar i Ukrainës.

Shefi i shtetit ukrainas arriti në qytetin saudit Xheda me aeroplanin e qeverisë franceze. Atje do të marrë pjesë në samitin e Ligës arabe. Për këtë samit forum ai u ftua drejtpërdrejtë nga Arabia Saudite dhe jo nga Liga arabe.

"Mbërrita në Arabinë Saudite. Do të flas në samitin e Ligës arabe. Do të takohem me trashëgimtarin e fronit, Mohamed bin Salman Al Saud dhe do të bëj negociata të tjera bilaterale", tha Zelenski. Ai informoi edhe se midis prioriteteve të vizitës së tij është kthimi i të gjithë të burgosurve politikë nga Krimea dhe territoret e tjera që janë përkohësisht të okupuara nga agresorët rusë, si edhe të gjithë qytetarët e robëruar dhe të deportuar në mënyrë të paligjshme.

Përveç kësaj, Zelenski e ka për qëllim ta prezentojë formulën ukrainase për paqe, në implementimin e së cilës, sipas tij, është e domosdoshme të kyçen sa më shumë vende si edhe të bisedohet për garancinë e sigurisë energjetike dimrin e ardhshëm.

"Prioritet tjetër është mbrojtja e komunitetit mysliman në Ukrainë. Me ne është Mustafa Xhemilev, udhëheqës i popullit tatar të Krimesë. Krimea ishte e para që pësoi nga okupimi rus dhe shumica e njerëzve që janë të shtypur në Krimenë e okupuar janë myslimanë", shtoi Zelenski.

"Mbretëria e Arabisë Saudite luan rol të rëndësishëm dhe tani jemi të gatshëm ta rrisim bashkëpunimin tonë në një nivel të ri", shkroi Zelenski në Tuiter.

Trashëgimtari saudit i fronit Mohamed bin Salman e luajti rolin e ndërmjetësit në konfliktin ruso-ukrainas në të kaluarën. Vitin e kaluar ai arriti triumf diplomatik pasi siguroi lirimin e 10 të huajve të cilët Rusia i mbajti të robëruar në Ukrainë.

Pas takimit në Xheda, pritet Zelensi që atje të niset për në Hiroshimë për të marrë pjesë në një pjesë të famitit G7, i cili filloi sot në qytetin japonez Hiroshima dhe do të zgjasë deri të dielën.

foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR