• e hënë, 23 dhjetor 2024

Zelenski paralajmëroi gatishmëri që të luftojë kundër Rusisë edhe pa SHBA-në nëse Trampi vjen në pushtet

Zelenski paralajmëroi gatishmëri që të luftojë kundër Rusisë edhe pa SHBA-në nëse Trampi vjen në pushtet

Kiev, 9 nëntor 2023 (MIA) - Nëse Donald Tramp vie në pushtet në SHBA dhe uashingtoni e ndryshon qëndrimin për luftën në Ukrainë, Kievi do të vazhdojë të luftojë kundër Rusisë pa mbështetjen amerikane, deklaroi presidenti ukrainas, Volodomir Zelenski.

"Do të jetë vështirë nëse SHBA-ja e ndryshon pozicionin e saj. Nëse Kongresi dhe Shtëpia e Bardhë e ndryshojnë politikën e saj, do të them, mirë, do të luftojmë pa juve", komentoi Zelenski për pikëpamjet në rast se Trampi zgjidhet president i SHBA-së.

Sipas presidentit ukrainas, qëndrimet e disa anëtarëve të Partisë Republikane përfaqësojnë rrezik për Kievin. Zelenski, gjithashtu, theksoi se nuk do t'i mbështesë njerëzit të cilët duan ta ndërpresin konfliktin ushtarak "me çdo kusht".

Para kësaj deklarate kishte kontekst të caktuar mes Trampit dhe Zelenskit. Ish presidenti amerikan në disa raste deklaroi  se do të mund të negocionte fundin e luftës për 24 orë, nëse është në Shtëpinë e Bardhë.

"Unë do t'i thosha Zelenskit: mjaftë, duhet të arrini marrëveshje. Unë do t'i them (presidentit rus Vladimir) Putin: nëse nuk bëni marrëveshje, ne do t'i japim atyre (Ukrainës) shumë më tepër se sa kanë pasur ndonjëherë, nëse duhet", zbuloi planin Trampi. Në të njëjtën kohë, ai nuk përjashtoi mundësinë që Ukraina do të duhet të heqë dorë nga një pjesë e territorit të saj në këmbim të paqes.

Zelenski u përgjigj duke e ftuar Trampin të vinte në Kiev dhe të shihte vetë se si është lufta në vazhdim. "Nëse mund të arrijë deri këtu, do të më duhen 24 minuta - po, 24 minuta - për t'i shpjeguar Trumpit se ai nuk mund ta përballojë këtë luftë. Për shkak të Putinit, ai nuk mund të sjellë paqe", tha presidenti ukrainas në një intervistë për En-Bi-Si.

Megjithatë, Trampi e refuzoi ftesën e liderit ukrainas. 

Trampi e filloi fushatën e tij në janar. Zgjedhjet presidenciale në SHBA janë caktuar për më 5 nëntor të vitit 2024. fc/

Fotografia: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR