• e enjte, 04 dhjetor 2025

Zelenski: Paqja në Ukrainë duhet të jetë vërtet e qëndrueshme

Zelenski: Paqja në Ukrainë duhet të jetë vërtet e qëndrueshme

Paris, 1 dhjetor 2025 (MIA) - Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski deklaroi se bisedimet e tij disaorëshe me presidentin francez Emanuel Makron ishin të përqendruara në gjetjen e një mënyre për t'i dhënë fund luftës, duke theksuar se paqja në Ukrainë duhet të jetë vërtet e qëndrueshme.

"Lufta duhet të përfundojë sa më shpejt të jetë e mundur. Shumë varet nga angazhimi i secilit lider. Sot do të flasim edhe me liderë tjerë", ka shkruar Zelenski në një postim në "Iks". 

Zelenski sot ndodhet në Paris në takim me presidentin francez Emanuel Makron. ls/

Foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR