• e premte, 22 nëntor 2024

Zelenski për vizitë në Kanada

Zelenski për vizitë në Kanada

Otavë, 22 shtator 2023 (MIA) - Presidenti i Ukrainës Volodimir Zelenski sot në Otavë u takua me kryeministrin Xhastin Trudo të cilin e falënderoi për mbështetjen e Kanadës ndaj Ukrainës.

"Dëshiroj t'ju falënderoj që keni pritur ukrainasit në këtë kohë të vështirë dhe na keni ndihmuar në fushën e betejës, ushtarakisht, financiarisht dhe në mënyrë humanitare e cila është thelbësore", tha Zelenski.

Presidenti ukrainas la të kuptohet se ai mund të vizitojë Kanadanë me fëmijët e tij "pas fitores" në luftën e Ukrainës me Rusinë.

"Ju falënderoj që qëndruat me ne", tha Zelenski duke shtuar se Kanadaja e ka përkrahur Ukrainën edhe para invazionit.  

Trudo tha se takimi ishte një mundësi për të "ulur dhe biseduar për të gjitha gjërat që duhet të bëjmë së bashku" dhe për të mbajtur një qëndrim të fortë kundër Rusisë. Kryeministri kanadez tha se Kanadaja qëndron "fuqishëm dhe pa mëdyshje" me Ukrainën.

Ministri ukrainas i Mbrojtjes Rustem Umerov, gjithashtu është në Otava për bisedime dypalëshe me homologun e tij kanadez në një përpjekje për të forcuar mbështetjen ushtarake.

Presidenti i Ukrainës më vonë do t'i drejtohet parlamentit kanadez në Otava dhe do të mbajë konferencë shtypi me Trudon përpara se të niset për në Toronto për t'u takuar me drejtues biznesi dhe për të folur në një ngjarje tjetër atje. qa/

Foto: Trudo në X

 

QËNDRONI TË LIDHUR