Zelenski për vdekjen e Prigozhinit: Ne nuk jemi të përfshirë në këtë situatë, të gjithë janë të vetëdijshëm për atë se kush është fajtori
- Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski sot deklaroi se Ukraina nuk ka kurrfarë lidhje me vdekjen e supozuar të Evgenij Prigozhin, i cili me sa duket humbi jetën dje në një aksident aeroplani në Rusi, raportojnë mediat ukrainase.
- Post By Ajrije Rexhepi
- 15:43, 24 gusht, 2023

Kiev, 24 gusht 2023 (MIA) - Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski sot deklaroi se Ukraina nuk ka kurrfarë lidhje me vdekjen e supozuar të Evgenij Prigozhin, i cili me sa duket humbi jetën dje në një aksident aeroplani në Rusi, raportojnë mediat ukrainase.
"Ne nuk jemi të përzier në këtë situatë, kjo është e sigurt. Mendoj se të gjithë janë të vetëdijshëm për atë se kush është i përfshirë", tha Zelenski në një konferencë për shtyp në Kiev, por nuk dha më shumë detaje.
Presidenti ukrainas, theksoi se, me siguri , pas rrëzimit të aeroplanit të Prigozhinit qëndron presidenti rus Vladimir Putini, kundër të cilit Prigozhini u përpoq të kryejë grusht shtet para disa muaj dhe u menjëherë hoqi dorë.
Foto: EPA