• e shtunë, 21 dhjetor 2024

Zelenski për RAI për herë të parë la të kuptohet hapur mundësinë e shkarkimit të gjeneralit Zaluzhni

Zelenski për RAI për herë të parë la të kuptohet hapur mundësinë e shkarkimit të gjeneralit Zaluzhni

Kiev, 5 shkurt 2024 (MIA) - Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski, duke konfirmuar informacionet jozyrtare, deklaroi se mendon për ndryshimin e komandantit të Forcave të armatosura si pjesë e një ndryshimi më të gjerë në udhëheqësi.

Zelenski në intervistën për televizionin italian RAI, që ishte publikuar mbrëmë vonë, deklaroi se mendon për ndryshimin e gjeneralit Valerij Zaluzhni, ndërsa Drejtësia ukrainase sot publikoi se Zelenski mendon edhe për ndryshimin e shefit të shtabit të përgjithshëm Serhi Shaptal. 

Ai tregoi se po e shqyrtonte atë për të siguruar që vendi të vazhdojë të drejtohet nga individë "të sigurt në fitoren e tij" ndaj Rusisë.

"Nevojitet një rivendosje, një fillim i ri", tha Zelenski dhe shtoi se nuk bëhet fjalë për një person, por për "drejtimin" në të cilin po shkon lidershipi i vendit.

"Mendoj të zëvendësoj një sërë drejtuesish shtetërorë... Nëse duam të fitojmë, duhet të gjithë të shtyjmë në të njëjtin drejtim, të bindur për fitoren. Nuk mundë të jemi të dekurajuar, t'i lëmë armët. Duhet të kemi energji të vërtetë pozitive", shtoi presidenti ukrainas. 

Kjo është hera e parë që Zelenski pranon mundësinë e zëvendësimit të Zaluzhnit, gjë që ka shkaktuar tashmë reagime të stuhishme në Ukrainë dhe gëzim në Kremlin përpara përvjetorit të dytë të fillimit të luftës.

Zaluzhni është shumë i respektuar në mesin e ushtarëve dhe konsiderohet një hero kombëtar për ngadalësimin e pushtimit rus në ditët e para të luftës dhe shtypjen me mjeshtëri të trupave ruse.

Nuk është e qartë se kush mund të zëvendësojë Zaluzhnin dhe nëse pasardhësi i tij do të gëzojë të njëjtin respekt midis ushtarëve ukrainas dhe udhëheqësve të huaj ushtarakë. Shkarkimi i tij mund të shkaktojë një rënie të moralit luftarak në një moment kritik të luftës, raportuan mediat amerikane.

Sipas informacioneve të mediave ukrainase dhe perëndimore, javën e kaluar Zelenski ka kërkuar nga Zaluzhni që të japë dorëheqje, por gjenerali ka refuzuar. Zaluzhni deri tani nuk i ka komentuar raportet. 

Tensionet mes dy liderëve janë rritur për shkak të rezultateve zhgënjyese të dobëta të kundërofensivës së shumëpritur të Ukrainës e cila filloi në qershor me ndihmën e një sasie të madhe armësh perëndimore. qa/

Foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR