• e shtunë, 05 tetor 2024

Zelenski: Okupatori duhet të shkatërrohet

Zelenski: Okupatori duhet të shkatërrohet

Kiev, 16 mars 2023 (MIA) - Presidenti ukrainas, Volodimir Zelenski, në fjalimin e tij të rregullt drejtuar bashkëkombasve, mbrëmë theksoi se dita e djeshme ishte e frytshme ndërkombëtare për vendin e tij dhe për mbrojtjen ukrainase.

"U mbajt edhe një takim, tashmë i dhjeti, në formatin Ramshtajn. U bisedua për municion për ushtarët tanë, artileri, tanke, mbrojtje të qiellit ukrainas. Ekziston zgjidhje. Kjo është posaçërisht me rëndësi tani - kur ndjehet se agresioni rus po i afrohet momentit kur mund të pëlcasë", tha Zelenski.

"Nuk ekziston një terrorist i tillë i cili do të mund ta ndërtonte potencialin e tij në konfrontim me botën e lirë. Rusia nuk është përjashtim. Duhet vazhdimisht ta rrisim presionin ndaj terrorit. presion në mbrojtjen tonë, në sanksione kundër Rusisë, në shkatërrimin e mënyrës për anashkalim të sanksioneve të shtetit rus dhe kompanive të saj. në presione politike dhe juridike", porositi presidenti ukrainas në fjalimin e natës drejtuar kombit.

"Sa më i madh të jetë presioni, aq më shpejtë do të jetë lëvizja drejt ripërtëritjes së integritetit tonë territorial dhe rendit juridik ndërkombëtar. Po bëjmë gjithpka që partnerët tnaë ta ndjejnë atë. Kjo nevojë do të vazhdojë të shtyhet. Hap pas hapi, Vazhdimisht. Okupatori duhet të shkatërrohet", tha Zelenski.

"I falënderoj të gjithë q[ e bëjnë atë! lavdi të gjithëve që tani janë në luftime! Nder për të gjithë q[ ndihmojnë!", shtoi presidenti ukrainas. ab/

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR