• e martë, 24 dhjetor 2024

Zelenski: Nuk kam marrë informacione paraprake nga Shtëpia e Bardhë për rrjedhjen e dokumenteve të besueshme amerikane

Zelenski: Nuk kam marrë informacione paraprake nga Shtëpia e Bardhë për rrjedhjen e dokumenteve të besueshme amerikane

Kiev, 3 maj 2023 (MIA) - Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski në një intervistë për "Uashington post" deklaroi se Shtëpia e Bardhë nuk e ka informuar për rrjedhjen e informacioneve nga dokumente sekrete amerikane, të cilët e kanë tërhequr vëmendjen e mbarë botës muajin e kaluar.

"Nuk kam marrë informacione paraprake nga Shtëpia e Bardhë nga Pentagoni" e citon publikimi, dekalaratën e Zelenskit.

"Kjo është joprofitabile për ne. Kjo nuk është e mirë për imazhin e Shtëpisë së Bardhë dhe mendoj se nuk është mirë për imazhin e SHBA-së", shtoi Zelenski.

Ministri i Mbrojtjes së Ukrainës, Oleksej Reznikov, më 12 prill deklaroi se dokumentet e nxjerra të besueshme amerikane përmbajnë përzierje nga informacione të vërteta dhe të rreme për ushtrinë e vendit të tij dhe e minimizojnë ndikmimin e tyre negativ.

Në përgjigje të komenteve të Zelenski, zëdhënësi i Këshillit për siguri kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, Xhon Kirbi deklaroi: "Ne jemi në komunikim të vazhdueshëm me homologët tanë ukrainas për një numër çështjesh, përfshirë në lidhje me zbulimet e hapura, por ne nuk do të hyjmë në detaje të atyre diskutimeve konfidenciale".

Zëdhënësi i Pentagonit, gjeneral brigade Patrik Rajder tha se sekretari amerikan i Mbrojtjes, Llojd Ostin kishte folur me një numër aleatesh, duke përfshirë Reznikov, për këtë çështje.

"Ostin ka pasur një numër bisedash telefonike dhe personalisht me aleatët dhe partnerët tanë në mbarë botën për të diskutuar këtë çështje, për të theksuar se sa seriozisht e marrim këtë çështje, duke përfshirë disa biseda me homologun e tij ukrainas, ministrin Reznikov", tha Rajder për CNN. mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR