• e hënë, 23 dhjetor 2024

Zelenski: Nuk e përjashtojmë mundësinë për tërheqjen nga Bahmuti

Zelenski: Nuk e përjashtojmë mundësinë për tërheqjen nga Bahmuti

Varshavë, 5 prill 2023 (MIA) - Presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelenski e pranoi se ekziston mundësia për tërheqjen ushtarake nga qyteti Bahmut në lindje të vendit.

"Për mua më e rëndësishme është të mos e humbasim ushtrinë tonë. Dhe gjithsesi nëse vjen momenti për ngjarje më intensive dhe rreziqe se mund të humbasim njerëz, do të ketë gjeneralë të cilët do të marrin vendime të drejta në vendngjarje. Jam i sigurt për këtë. Por, sa më shumë municion përkatës arrin në Ukrainë, aq më shpejtë do të përballemi me situatën jo vetëm në Bahmut, por edhe në të gjithë territorin e vendit tonë", tha Zelenski në takimin në Varshavë me presidentin polak, Andzhej Duda.

Zelenski tha se situata në Bahmut është "më e rënda" në të gjithë vendin. Këtë qytet tash e disa e muaj e sulmojnë forcat ruse.

QËNDRONI TË LIDHUR