• e premte, 05 dhjetor 2025

Zelenski njoftoi se kompanitë franceze do të fillojnë me prodhimin e dronëve në Ukrainë

Zelenski njoftoi se kompanitë franceze do të fillojnë me prodhimin e dronëve në Ukrainë

Kiev, 21 korrik 2025 (MIA) - Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski sot në Kiev u takua me ministrin francez për Evropë dhe punë të jashtme, Zhan-Noel Baro, të cilët biseduan për vazhdimin e mbështetjes mbrojtëse për Ukrainën, mbrojtjen kundërajrore dhe stërvitjen e ushtarëve ukrainas.

"Jemi të gatshëm ta zgjerojmë prodhimtarinë e përbashkët të pajisjes mbrojtëse. Vendimi i kompanive franceze të fillojnë me prodhimin e dronëve në Ukrainë është veçanërisht i rëndësishëm", shënoi Zelenski në një postim në X.

Gjatë bisedës, gjithashtu, është diskutuar edhe për sanksionet ndaj Rusisë dhe progresin e Ukrainës në procesin e inkuadrimit drejt Bashkimit Evropian, shtoi ai.

"Falënderoj Francën, presidentin Makron dhe personalisht zotëri Baron për mbështetjen e dhënë që nga ditët e para të luftës. Ju faleminderit për solidaritetin me popullin tonë", tha Zelenski. sa/

Foto: Zelenski në X skrinshot

QËNDRONI TË LIDHUR