• e mërkurë, 18 shtator 2024

Zelenski: Një shtet perëndimor na dhuroi një sistem kundërajror, i cili nuk funksionon

Zelenski: Një shtet perëndimor na dhuroi një sistem kundërajror, i cili nuk funksionon

Kiev, 29 mars 2023 (MIA) - Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski e përsëriti kërkesën e Kievit për armë më moderne, duke theksuar se disa elementë të dorëzuara  nga vendet perëndimore, nuk kanë funksionuar.

Gjatë udhëtimit të kësaj jave në rajonet kufitare dhe të vijës së frontit, Zelenski u shoqërua nga gazetarë të Asoshiejted pres, me ç'rast Zelenski foli për armët e premtuara kundrejt asaj që morën, transmeton Hina.

 "Kemi vendime të shkëlqyera për sistemet Patriot, por nuk i kemi në realitet", tha ai, duke menduar në sistemin e premtuar për mbrojtje kundërajrore  nga SHBA-ja. 

Zelenski tha se Ukrainës i nevojiten për 20 bateri të sistemit Patriot për mbrojtje  nga raketat ruse, por se "edhe kjo ndoshta nuk është e mjaftueshme", sepse asnjë vend në botë nuk është sulmuar me kaq shumë raketa balistike. 

 Zelenski shtoi se një komb evropian ka dërguar një sistem për mbrojtje kundërajrore në Ukrainë, por ai nuk funksionoi dhe ata "duhej ta ndryshonin atë vazhdimisht". Ai nuk e përmendi shtetin. ar/

 

QËNDRONI TË LIDHUR