• e mërkurë, 17 korrik 2024

Zelenski nga Vilnusi: Anëtarësimi ukrainas do të bëjë NATO-n më të fuqishme

Zelenski nga Vilnusi: Anëtarësimi ukrainas do të bëjë NATO-n më të fuqishme

Vilnus, 11 korrik 2023 (MIA) - Presidenti ukrainas, Volodimir Zelenski, menjëherë pas arritjes në Vilnus, kur po mbahet samiti i NATO-s, në të cilin vendi i ti mori premtim të fuqishëm se në të ardhmen do të bëhet anëtare e Aleancës, sot pasdite foli para shumë njerëzve në kryeqytetin e Lituanisë në ceremoninë e ngritjes së flamurit ukrainas.

"Anëtarësimi i Ukrainës do ta bëjë NATO-n më të fuqishme", deklaroi Zelenski në Vilnus, i cili sot dhe nesër është nikoqir o shefave të shteteve dhe qeverive të 31 vendeve anëtare të Aleancës.

"NATO do ta garantojë sigurinë e Ukrainës. Ukraina do ta bëjë NATO-n më të fuqishme", tha Zelenski, i cili së bashku me kolegun e tij lituanez Gitanas Nauseda, morën pjesë në ceremoninë e ngirtjes së flamurit ukrainas të sjellur nga Bahmuti. Ky qytet ishte nën rrethikm të gjatë dhe epiqendër e luftimeve me ushtrinë ruse në Ukrainën lindore. ab/

foto: ЕPА

QËNDRONI TË LIDHUR