Zelenski: Nga fillimi i luftës mes Izraelit dhe Hamasit, furnizimi me armë për Ukrainën është zvogëluar
- Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski deklaroi mbrëmë se dërgesa e granatave artilerike kyçe në vendin e tij është zvogëluar pas fillimit të konfliktit mes Izraelit dhe Hamasit.

Kiev, 17 nëntor 2023 (MIA) - Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski deklaroi mbrëmë se dërgesa e granatave artilerike kyçe në vendin e tij është zvogëluar pas fillimit të konfliktit mes Izraelit dhe Hamasit.
"Dërgesat janë zvogëluar. Të gjithë luftojnë për rezervat e tyre. Kjo është jeta, nuk them se është pozitive, por kjo është jeta dhe ne duhet ta mbrojmë atë që është e jona", tha Zelenski.
Ai theksoi se është zvogëluar dërgesa e granatave prej 1555 metrave, që përdoren në linjën në frontin lindor dhe jugor të Ukrainës. mb/
Foto: EPA