• e hënë, 23 dhjetor 2024

Zelenski: Nevojitet vullnet politik i Perëndimit që Ukrainës t'i dorëzohen mjetet e nevojshme ushtarake

Zelenski: Nevojitet vullnet politik i Perëndimit që Ukrainës t'i dorëzohen mjetet e nevojshme ushtarake

Kiev, 4 mars 2024 (MIA) - Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski mbrëmë u ka bërë thirrje partnerëve të Ukrainës që të gjejnë vullnet politik që t'ia sigurojnë Kievit rezervat e nevojshme ushtarake ose bota do ta përballet me "një nga faqet më të turpshme të historisë". Zelenski apelin e dërgoi në kohën kur pakoja amerikane me ndihmë ushtarake dhe ndihmë tjetër është bllokuar për shkak të mospajtimit në Kongres.

Siç po hyn lufta në vitin e tretë, forcat ruse kanë bërë progres të vogël në rreth 1.000 kilometra nga linja e fronitit, edhe pse linjat luftarake kanë ndryshuar pak në muajt e fundit. Zelenski, në video fjalimin e rregullt të mbrëmjes theksoi se bota duhet "të reagojë fuqishëm" që të sigurohet se lufta do të bëhet sipërmarrje "e pashpresë" për Putinin, i cili dëshiron vetëm "luftë dhe vdekje".

"Ata duhet maksimalisht ta ndjejnë se ekzistoj një fuqi që i shkatërron ata që e shkatërrojnë jetën. Ne duhet të kujdesemi për këtë. Çdokush nga partnerët tanë e di se çka nevojitet", tha ai. Çështja kryesore është vullneti politik që të bëhet kjo, t'i sigurojmë rezervat që do të jenë të dobishme", theksoi presidenti ukrainas

"Nëse nuk është kështu, do të jetë një nga faqet më të turpshme në histori nëse Amerika dhe Evropa humbasin ndaj Shahedit iranian (dronët) ose aeroplanëve luftarakë rusë". Ukraina, tha ai, "po pret për furnizime që janë thelbësore dhe ne jemi duke pritur, veçanërisht për vendimin amerikan. Mbështetja është vërtet e nevojshme”. mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR