• e premte, 05 dhjetor 2025

Zelenski: Nesër negociata të reja me Rusinë, i mundur planifikimi i takimit me Putinin

Zelenski: Nesër negociata të reja me Rusinë, i mundur planifikimi i takimit me Putinin

Kiev, 22 korrik 2025 (MIA) - Presidenti ukrainas Vollodimir Zelenski kumtoi se raundi i ardhshëm i bisedimeve paqesore midis Kievit dhe Moskës është planifikuar për nesër dhe se Ukraina do të këmbëngulë në shkëmbim të të burgosurve të luftës, kthimin e fëmijëve ukrainas, të marrë në Rusi dhe përgatitjen e një takimi midis tij dhe presidentit rus, Vlladimir Putin.

"Me sekretarin e Këshillit të sigurisë kombëtare Rustem Umerov bisedova për përgatitjen e shkëmbimit të ri të të burgosurve dhe një takimi të ri me palën ruse në Turqi. Umerov më tha se takimi është planifikuar për nesër", deklaroi Zelenski në video adresën e tij të rregullt në rrjetet sociale.

Më herët sot, ai iu drejtua edhe shefave të misioneve diplomatike ukrainase jashtë vendit, duke theksuar se "nevojitet dinamikë më e madhe në negociatat paqesore". Sipas tij, "bisedime të vërteta efektive mund të zhvillohen vetëm në nivel të liderëve". rq/bsh/

Foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR