Zelenski nesër në Turqi për të rinisur bisedimet për t'i dhënë fund luftës në Ukrainës
- Presidenti ukraians Volodimir Zelenski deklaroi se nesër do të udhëtojë në Turqi për t'i rinisur bisedimet për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë, e cila zgjat më shumë se tre vjet e gjysmë.
- Post By Sara Ademi
- 10:58, 18 nëntor, 2025
Kiev, 18 nëntor 2025 (MIA) - Presidenti ukraians Volodimir Zelenski deklaroi se nesër do të udhëtojë në Turqi për t'i rinisur bisedimet për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë, e cila zgjat më shumë se tre vjet e gjysmë.
Ai do të udhëtojë në Turqi pas vizitës së sotme në Spanjë.
"Po përgatitemi për t'i rinisur bisedimet dhe kemi zhvilluar zgjidhje që do t'u ndihmojë partnerëve tanë. Për Ukrainën është thelbësore të bëhet gjithçka që është e mundur për t'i dhënë fund luftës", tha Zelenski për takimet e tij të ardhshme në Turqi.
Ai shtoi se vendi i tij punon edhe në vazhdimin e shkëmbimit të të burgosurve me Rusinë.
Kremlini muajin e kaluar e akuzoi Kievin për prishjen e procesit të negociatave në Stamboll për zgjidhjen e mundshme të qetë të konfliktit.
"Procesi është pezulluar për shkak të mosgatishmërisë së regjimit të Kievit për t’iu përgjigjur në çfarëdo mënyre pyetjeve që kemi ngritur", tha në atë kohë zëdhënësi i Kremlinit, Dmitrij Peskov.
Delegacionet e Moskës dhe Kievit takohen vazhdimisht nga maji i këtij viti në biseda të drejtpërdrejta në metropolin turk Stamboll.
Në takim u dakorduan disa shkëmbime të të burgosurve të luftës dhe trupat e ushtarëve të vdekur, por Rusia refuzon t'i tërheqë kërkesat e tij kryesore, prandaj në një të ardhme të afërt një marrëveshje e paqes nuk është në horizont. sa/