• e premte, 05 dhjetor 2025

Zelenski: Negociatat për paqe duhet të sjellin paqe të qëndrueshme

Zelenski: Negociatat për paqe duhet të sjellin paqe të qëndrueshme

 Kiev, 24 nëntor 2025 (MIA) - Çdo hap i procesit të paqes të udhëhequr nga SHBA-ja për Ukrainën duhet të shqyrtohet me kujdes për të siguruar paqe dhe siguri të qëndrueshme, deklaroi sot presidenti ukrainas Volodimir Zelenski, i cituar nga DPA.

 "Ukraina po punon në mënyrë sa më konstruktive të jetë e mundur", theksoi Zelenski në një komunikatë të postuar në Telegram.

 Paraprakisht ai iu drejtua përmes një video lidhje pjesëmarrësve të Samitit të Katërt Parlamentar të Platformës së Krimesë në Stokholm. Zelenski tha se është me rëndësi vitale të mbështeten parimet për të cilat angazhohet Evropa: "kufijtë nuk mund të ndryshohen me forcë; kriminelët e luftës nuk duhet t’i shpëtojnë drejtësisë; agresori duhet të paguajë plotësisht për luftën që filloi". Prandaj, vendimet mbi mjetet e ngrira ruse janë thelbësore, shtoi lideri ukrainas.

 Zelenski i bëri këto komente pasi përfaqësuesit amerikanë, evropianë dhe ukrainas u takuan dje në Gjenevë për të biseduar për propozim e ri të SHBA-së për t'i dhënë fund konfliktit.

Plani origjinal me 28 pika, që kërkonte Kievi t'i lëshojë pjesë të mëdha territori Rusisë dhe të kufizojë madhësinë e armatës së saj, u kritikua nga aleatët evropianë të Ukrainës. 

 Megjithatë, Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marko Rubio, deklaroi se në Gjenevë ishte bërë përparim "i rëndësishëm". Pas konsultimeve, negociatorët nga SHBA-ja dhe Ukraina hartuan një kuadër paqeje të rishikuar.

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR