Zelenski: Negociatat me Rusinë kërkojnë dinamikë më të madhe
- Negociatat për paqe me Rusinë kërkojnë "dinamikë më të madhe", shkroi presidenti ukrainas Volodimir Zelenski në "X", duke shtuar se i kishte kërkuar ministrit aktual të Mbrojtjes, Rustam Umerov, "ta përshpejtonte procesin".
- Post By Qefsere Abduli
- 12:39, 18 korrik, 2025
Kiev, 18 korrik 2025 (MIA) - Negociatat për paqe me Rusinë kërkojnë "dinamikë më të madhe", shkroi presidenti ukrainas Volodimir Zelenski në "X", duke shtuar se i kishte kërkuar ministrit aktual të Mbrojtjes, Rustam Umerov, "ta përshpejtonte procesin".
Të dy biseduan për "punën e Këshillit të Sigurisë Kombëtare dhe Mbrojtjes (NSBO) të Ukrainës dhe Shtabin e Komandantit Suprem, si dhe për detyrat personale në fushën e mbrojtjes dhe negociatat".
"Vazhdojmë të punojmë me partnerët në marrëveshjet për armë. Duhet të zbatojmë plotësisht çdo marrëveshje me partnerët tanë për furnizimin me armë, si dhe marrëveshje të reja të veçanta për krijimin e prodhimit të përbashkët dhe ndërtimin e kapaciteteve prodhuese në territorin e partnerëve", theksoi presidenti ukranias.
Ai shtoi se është e nevojshme të analizohen "zbatimet e vendimeve të marra nga NSBO dhe Shtabi, të plotësohet ajo që është anuluar dhe të forcohet dukshëm forma e Shtabit Teknologjik".
Më herët, presidenti ukrainas e emëroi Umerov në postin e sekretarit të NSBO-së. qa/
Foto: EPA