• e hënë, 23 dhjetor 2024

Zelenski ndërroi tre guvernatorë rajonalë

Zelenski ndërroi tre guvernatorë rajonalë

Kiev, 15 mars 2023 (MIA) - Presidenti ukrainas Vollodimir Zelenski dje ndërroi tre guvernatorë rajonalë, duke e përfshirë edhe shefin e Luganskut, ku udhëhiqen luftëra të ashpra.

Vendimi për shkarkimin e funksionarëve lokal ishte publikuar në kanalin Telegram nga ana e një përfaqësuesi qeveritar në Parlamentin ukrainas, por ai nuk i përmendi arsyet për shkarkim.

Guvernatori i Luganskut, Serhij Hajdaj, shpesh herë i komentonte luftërat në atë rajon në verilindje të vendit, i cili kufizohet me Rusinë.

Zelenski e shkarkoi edhe guvernatorin e Odesës, në Detin e Zi, dhe në rajonin Knelniçki, në perëndim.

Zelenski, i ndjeshëm ndaj kritikave perëndimore për korrupsionin e përhapur në Ukrainë, paraprakisht këtë vit shkarkoi disa funksionarë të lartë.

Pesë guvernatorë rajonal ose ishin shkarkuar ose vetë dhanë dorëheqje. sa/

QËNDRONI TË LIDHUR