• e enjte, 26 dhjetor 2024

Zelenski: Natyrisht, rrezatimi nuk pyet se kush është neutral dhe mund të arrijë këdo në botë

Zelenski: Natyrisht, rrezatimi nuk pyet se kush është neutral dhe mund të arrijë këdo në botë

Kiev, 23 qershor 2023 (MIA) - Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski deklaroi se Ukraina u ka dhënë partnerëve ndërkombëtarë informacion  për situatën rreth centralit bërthamor Zaporozhje dhe veprimet e forcave ruse.

"Ne mbajtëm një konferencë për vendet tona partnere  për situatën në centralin bërthamor Zaporozhje. Kishte përfaqësues nga vendet e G7 dhe G20, si dhe përfaqësues të organizatave ndërkombëtare. Këtu, në zyrë", tha presidenti ukrainas.

"Drejtoria e Inteligjencës së përgjithshme, ekipi i Zyrës, diplomatët tanë siguruan informacione të arritshme. Parimi ynë është i thjeshtë: bota duhet të dijë se ç'farë po bën okupatori. Të gjithë ata që e dinë duhet të veprojnë", tha Zelenski në fjalimin e tij të rregullt të natës para qytetarëve", transmetoi Ukrinform.

Ai tha se askush në botë nuk duhet të ketë iluzione për Rusinë "pas sulmit rus  të HE Kahovka  dhe sulmet e qëllimshme terroriste ndaj digave tjera dhe objekteve energjetike".

"Rusia është ajo që  tani është qendra globale e cinizmit dhe çdo urdhër për çdo të keqe që ata shpresojnë të mbulojnë një fatkeqësi mund të vijë prej andej. Bota ka fuqi të mjaftueshme për të parandaluar çdo incident rrezatimi, e lëre më një katastrofë rrezatimi", theksoi Zelenski dhe shtoi se shërbimet inteligjente të vendeve të ndryshme mund të japin sinjalet e duhura dhe të ushtrojnë presionin e nevojshëm.

Ai tha se Ukraina do të vazhdojë t'i informojë partnerët ndërkombëtarë, si dhe se informatat do të dorëzohen te ato vende të cilat mbajnë një neutralitet të caktuar.

"Natyrisht, rrezatimi nuk pyet se kush është neutral dhe mund të arrijë këdo në botë. Prandaj, tani të gjithë në botë mund të ndihmojnë dhe është mjaft e qartë se ç'farë duhet bërë", tha Zelenski.

Presidenti ukrainas paraprakisht tha se Federata Ruse e shqyrton skenarin për akt terrorist në centralin bërthamor Zaporozhje dhe se tashmë ka përgatitur gjithçka për këtë, gjë që Kremlini e mohoi. sa/

foto: Arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR