Zelenski në Vjenë u takua me Belenin dhe Shtokerin
- – Populli i Ukrainës nuk dëshiron të jetë subjekt i Rusisë, ata luftojnë për lirinë e tyre. Duhet ta mbrojmë sundimin e drejtësisë dhe demokracinë. Ukraina nuk lufton vetëm për veten, por për gjithë Evropën, deklaroi presidenti austriak Van der Belen në konferencën e përbashkët për media në Vjenë me homologun ukrainas Volodomir Zelenski.
- Post By Fitore Curri
- 17:49, 16 qershor, 2025

Vjenë, 16 qershor 2025 (MIA) – Populli i Ukrainës nuk dëshiron të jetë subjekt i Rusisë, ata luftojnë për lirinë e tyre. Duhet ta mbrojmë sundimin e drejtësisë dhe demokracinë. Ukraina nuk lufton vetëm për veten, por për gjithë Evropën, deklaroi presidenti austriak Van der Belen në konferencën e përbashkët për media në Vjenë me homologun ukrainas Volodomir Zelenski.
Beleni theksoi se Austria që nga fillimi i luftës pa dyshim e mbështet Ukrainën.
“Austria respekton neutralitetin ushtarak, por jo edhe politik. Rusia padyshim është agresori”, theksoi Beleni gjatë kësaj duke i bëri thirrje Rusisë që ta ndërpresë luftën.
Zelenski e falënderoi Austrinë për mbështetjen e saj për Ukrainën.
“Nevojitet armëpushim urgjent, pas çka do të vijojë faza e diplomacisë së ndershme. E gjithë bota e dëshiron këtë, vetëm Rusia jo. Për këtë nevojitet presion i fuqishëm ndaj Moskës dhe sanksione të reja”, theksoi Zelenski.
Beleni dhe Zelenski nënshkruan disa dokumente për fuqizim të marrëdhënieve dypalëshe, në mesin e të cilave edhe Memorandum për bashkëpunim politik dhe rimëkëmbje të Ukrainës, si dhe komunikatë të përbashkët për kthimin e fëmijëve ukrainas nga Rusia.
Zelenski pastaj u takua me kancelarin e Austrisë, Kristian Shtoker.
“Austria që nga dita e parë është në anën e Ukrainës. E dimë ku qëndrojmë: në anën e drejtësisë, ndërsa jo në anën e kinse më të fuqishmit. Mund të siguroj se kjo do të mbetet kështu. Presioni ndaj Rusisë duhet të vazhdojë të rritet”, theksoi Shtokeri. fc/
Foto: EPA