• e premte, 05 dhjetor 2025

Zelenski: Në Ukrainë do të vendosen mijëra ushtarë të huaj

Zelenski: Në Ukrainë do të vendosen mijëra ushtarë të huaj

Kiev, 5 shtator 2025 (MIA) - Presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelenski, pas takimit të sotëm me kryetarin e Këshillit Evropian, Antonio Koshta, deklaroi se vendosja e mijëra ushtarëve të huaj në Ukrainë po diskutohet si pjesë e garancive të sigurisë të pasluftës për Kievin.

"E rëndësishme është që po diskutojmë për të gjitha këto. Po, definitivisht (ushtarët e huaj) do të jenë mijëra, dhe jo vetëm disa. Dhe ky është fakt", theksoi Zelenski. 

Presidenti i Francës, Emanuel Makron dje deklaroi se 26 vende janë angazhuar për të siguruar garanci të pasluftës për sigurinë e Ukrainës, përfshirë edhe forcat ndërkombëtare ajrore, tokësore dhe detare.

Presidenti rus, Vladimir Putin deklaroi se të gjithë ushtarët perëndimorë të vendosur në Ukrainë do të jenë një objektiv legjitim i sulmeve ruse. qa/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR