Zelenski: Në Uashington do të bisedojmë për arkitekturën e sigurisë për Ukrainën dhe BE-në
- Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski deklaroi se sot në Uashington, gjatë një takimi të përbashkët të udhëheqësve të ShBA-së, Ukrainës, vendeve të tjera evropiane, BE-së dhe NATO-s, do të diskutohet arkitektura e ardhshme e sigurisë së Ukrainës dhe Evropës.
- Post By Ajrije Rexhepi
- 18:34, 18 gusht, 2025
Uashington, 18 gusht 2025 (MIA) - Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski deklaroi se sot në Uashington, gjatë një takimi të përbashkët të udhëheqësve të ShBA-së, Ukrainës, vendeve të tjera evropiane, BE-së dhe NATO-s, do të diskutohet arkitektura e ardhshme e sigurisë së Ukrainës dhe Evropës.
Kjo u njoftua në faqen e internetit të presidentit ukrainas pas takimit të Zelenskit me të dërguarin special të ShBA-së për Ukrainën dhe Rusinë, Kit Kellog. Mediat ukrainase raportuan se negociatat midis presidentit ukrainas, me pjesëmarrjen e liderëve të tjerë evropianë, dhe Presidentit të ShBA-së Donald Tramp, të cilat do të mbahen sot në Uashington, u bënë një temë kryesore e takimit të Zelenski me Kellogun.
"Para së gjithash, i jemi mirënjohës Presidentit Tramp për këtë ftesë dhe formatin që do të kemi. Sinjali në lidhje me garancitë e sigurisë është i rëndësishëm. Është shumë e rëndësishme që ne jemi së bashku me ShBA-në dhe Evropën", theksoi Zelenski.