• e shtunë, 23 nëntor 2024

Zelenski në Parlamentin francez: Evropa tashmë nuk është kontinent i paqes

Zelenski në Parlamentin francez: Evropa tashmë nuk është kontinent i paqes

Paris, 7 qershor 2024 (MIA) - Presidenti ukrainas, Volodimir Zelenski sot deklaroi se "Evropa tashmë nuk është kontinent i paqes" dhe se presidenti rus, Vlladimir Putin është "armik i përbashkët" i Ukrainës dhe Evropës.

"Jetojmë në kohë kur Evropa tashmë nuk është kontinent i paqes", deklaroi presidenti ukrainas para parlamentarëve francezë, lajmëroi Beta.

Ai shtoi se invazioni rus ndaj Ukrainës "e kthen nazizmin në Evropë".

Zelenski tha se samiti paqësor i caktuar për më 15 dhe 16 qershor në Zvicër mund ta afrojë Ukrainën drejt "përfundimit të drejtë të luftës".

"Samiti paqësor mund të na sjellë më afër përfundimit të drejtë të kësaj lufte", tha presidenti ukrainas një javë para fillimit të konferencës ndërkombëtare.

Në samitin në Zvicër janë ftuar mbi njëqind vende dhe organizata, por jo edhe Rusia, e cila e filloi invazionin ndaj Ukrainës në shkurt të vitit 2022. ab/

Foto: ЕPА

QËNDRONI TË LIDHUR