• e premte, 05 dhjetor 2025

Zelenski në një takim sekret i ka kërkuar Trampit raketa “Tomahavk”

Zelenski në një takim sekret i ka kërkuar Trampit raketa “Tomahavk”

Londër, 26 shtator 2025 (MIA) – Gazeta britanike “Telegraf” bëri të ditur se presidenti ukrainas Volodimir Zelenski, në një takim me dyer të mbyllura i ka kërkuar presidentit amerikan Donald Tramp që SHBA ta furnizojë Ukrainën me raketa "Tomahavk".

Zelenski ka theksuar se raketat "Tomahavk" mund ta detyrojnë presidentin rus Vladimir Putin në bisedime paqësore.

Zelenski në një intervistë pas takimit me Trampin deklaroi se presidenti amerikan është i “gatshëm ta shqyrtojë kërkesën e tij për raketa kryqëzuese me rreze të gjatë veprimi”.

Raketa "Tomahavk" ka një rreze veprimi deri në 2,400 kilometra dhe një kokë luftarake prej 450 kilogramë. Ish presidenti amerikan Xho Bajden refuzoi të furnizonte Ukrainën me raketa "Tomahavk".

Foto: EPA

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR