Zelenski në Mynih tha se Ukraina është e gatshme për biseda të vërteta
- Presidenti ukrainas Vollodimir Zelenski sot në konferencë për shtyp tha se është i hapur për negociata, por se pret negociata jashtëzakonisht të vështira paqesore me Rusinë.
- Post By Besnik Shuki
- 16:53, 14 shkurt, 2025
![Zelenski në Mynih tha se Ukraina është e gatshme për biseda të vërteta](https://mia.mk/images/20250214165348_big_730x400_15.webp )
Mynih, 14 shkurt 2025 (MIA) - Presidenti ukrainas Vollodimir Zelenski sot në konferencë për shtyp tha se është i hapur për negociata, por se pret negociata jashtëzakonisht të vështira paqesore me Rusinë.
Në Konferencën e Sigurisë në Mynih, Zelenski tha se Ukraina është e gatshme të bisedojë për gjithçka, nga trupat paqesore deri në raportet me NATO-n dhe është e hapur për çdo mënyrë për ta ndalur presidentin rus, Vlladimir Putin.
Ai shtoi se anëtarësimi në NATO është garanca më e lehtë e sigurisë për Ukrainën.
Zelenski tha se nuk ka njohuri për takim eventual me përfaqësaues rusë në Mynih dhe shtoi se së pari duhet të ketë bisedime me përfaqësues të SHBA-së dhe Bashkimit Evropian.
Presidenti ukrainas e ka theksuar "linjën e kuqe" për njohjen e anektimit rus në territorin ukrainas, i cili asnjëherë nuk do të pranohet.
"Kjo qëndron në Kushtetutën ukrainase dhe vetëm populli ukrainas mund të vendos për ndryshim të kufijve", tha ai.
Zelenski tha se armata ukrainase mund të mbrohet nëse ka mjaftë armë - dhjetëra aeroplanë ushtarakë dhe sisteme të avancuara për mbrojtje kundërajrore. bsh/
Foto: EPA