Zelenski në Bruksel në takim me Ruten dhe aleatët evropianë
- Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski sonte në Bruksel takohet me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s Mark Rute dhe me disa liderë evropianë.
Bruksel, 18 dhjetor 2024 (MIA) – Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski sonte në Bruksel takohet me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s Mark Rute dhe me disa liderë evropianë.
Takimi synon që aleatët evropianë të konsolidojnë pozicionin e tyre se si t'i qasen administratës së re të Donald Tramp dhe çfarë tjetër mund të bëhet për Ukrainën.
Evropa ka nevojë për një pozicion të fortë dhe të bashkuar për të mundësuar arritjen e paqes së qëndrueshme, ka shkruar Zelenski në Iks pas mbërritjes në Bruksel.
Në takim marrin pjesë liderët e Gjermanisë, Polonisë, Italisë, Danimarkës, Holandës dhe përfaqësues të institucioneve kryesore të Bashkimit Evropian. Kryeministri britanik Kir Starmer dhe presidenti francez Emanuel Malron përfaqësohen nga ministrat e tyre të punëve të jashtme.
“Forcimi i Ukrainës është aktualisht jo vetëm një detyrim moral, por edhe strategjik”, deklaroi më herët kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula fon der Lajen.
Ndërsa kancelari gjerman Olaf Sholc përsëriti se përparësia është të sigurohet që Ukraina "nuk do të detyrohet të pranojë paqen nën diktat". ls/
Foto: EPA