• e hënë, 23 dhjetor 2024

Zelenski mbajti mbledhje në kabinetin ushtarak, vlerësoi njësitë për mbrojtjen e Bahmutit

Zelenski mbajti mbledhje në kabinetin ushtarak, vlerësoi njësitë për mbrojtjen e Bahmutit

Kiev, 19 maj 2023 (MIA) – Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski ka mbajtur një takim me përfaqësuesit e të gjitha resorëve ushtarake, ku është diskutuar për ofensivën e ardhshme dhe mbrojtjen e vendit. Në takim u diskutua gjithashtu për marrjen e sistemeve shtesë të mbrojtjes kundërajrore dhe armëve me rreze të gjatë.

"U mbajt mbledhja e kabinetit ushtarak. Ky është formati ynë i veçantë për të punuar në një rreth të ngushtë me ata që janë përgjegjës për mbrojtjen e shtetit, njoftoi Zelenski në një video të publikuar në kanalin Telegram, të transmetuar nga mediat ukrainase.

Presidenti ukrainas tha se “brigadat e mbrojtjes” kryenin kryesisht detyra strategjike, por nuk dha detaje, duke shpjeguar se “tani nuk është koha për këtë”.

Ai tregoi se prioritetet për punë për këtë javë dhe në të ardhmen e afërt janë marrja e mbështetjes ndërkombëtare në formën e sistemeve shtesë të mbrojtjes ajrore, raketave, avionëve dhe armëve me rreze të gjatë.

Më herët, dje, gjatë vizitës së tij në Norvegji, Kryetari i Parlamentit të Ukrainës, Ruslan Stefançuk, njoftoi se Kievi shumë shpejt do të marrë edhe më shumë sisteme të mbrojtjes ajrore me rreze të mesme NASAMS, kujtojnë mediat ruse.

Pas suksesit të ushtarëve ukrainas në luftimet intensive për Bahmutin, një qytet në Ukrainën lindore, Presidenti Zelenski i vlerësoi ushtarët e tij.

“Së pari, brigadat e mbrojtjes kanë bërë punë të mirë, kanë përmbushur detyrat më të rëndësishme strategjike, tha ai në video fjalimin e rregullt të mbrëmjes, duke shtuar se edhe brigadat e goditjes po e bëjnë mirë punën e tyre”.

Ai tha gjithashtu se Forcat Ajrore dhe Mbrojtja Ajrore bënë një "punë të madhe" në mbrojtjen e civilëve. ls/

QËNDRONI TË LIDHUR