• e hënë, 23 dhjetor 2024

Zelenski mbajti fjalim në Parlamentin austriak, deputetët e Partisë së lirisë e braktisën sallën

Zelenski mbajti fjalim në Parlamentin austriak, deputetët e Partisë së lirisë e braktisën sallën

Vjenë, 30 mars 2023 (MIA) - Përfaqësuesit e Partisë ekstreme të djathtë të lirisë (FPO) sot e braktisën Dhomën e poshtme të Parlamentit austriak gjatë fjalimit onlajn të presidentit ukrainas, Volodimir Zelenski, në shenjë proteste kundër prishjes së neutralitetit austriak.

Zelenski iu drejtua deputetëve përmes video lidhjes dhe iu falënderua Austrisë për ndihmën humanitare dhe ndihmën në projekte, siç është deminimi.

Neutraliteti i Austrisë e parandalon Vjenën zyrtare të kyçet ushtarakisht në konflikt edhe pse politikisht e mbështetë Ukrainën, ajo nuk mund të dërgojë armë për luftën kundër Rusisë.

FPO paraprakisht paralajmëroi se në njëfarë mënyre do të shprehë protestë kudnër fjalimit të Zelenskit. Përfaqësuesit e tij ishin të prnaishëm në parlament në fillim të fjalimit, ndërsa më pas u ngritën dhe dolën nga salla.

"Është për keqardhje që FPO është partia e vetme parlamentare e cila e kupton seriozisht neutralitetin tonë të përhershëm dhe në të njejtën kohë angazhohet për paqe", tha shefi i FPO-së, Herbert Kikl.

Përfaqësuesit e FPO-së lanë në tavolinat e tyre plaketa të vogla me llogon e partisë dhe porosinë "Hapësirë për neutralitet" apo "Hapësirë për paqe".

Nga pesë partitë në Dhomën e poshtme, FPO është partia e tretë për nga numri i deputetëve. Për momentin, sipas anketave, partia pak ngecë në rejting prapa socialdemokratëve opozitarë dhe konservatorëve të kancelarit Karl Nehamer, të cilët udhëheqin koalicionin me Të Gjelbrit. ab/

 

QËNDRONI TË LIDHUR