• e mërkurë, 28 maj 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Zelenski: Mbështetja e SHBA-së është me rëndësi thelbësore për Ukrainën

Zelenski: Mbështetja e SHBA-së është me rëndësi thelbësore për Ukrainën

 Londër, 1 mars 2025 (MIA) - Presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelenski, gjatë mbërritjes në kryeqytetin britanik, Londër, deklaroi se mbështetja amerikane është është me rëndësi thelbësore për Ukrainën.

Është planifikuar Zelenski sot të takohet me Keir Starmerin, ndërsa  nesër të marrë pjesë në një takim të organizuar nga kryeministri britanik me disa liderë evropianë, në të cilin do të bisedohet për marrëveshjen e ardhshme të paqes për Ukrainën dhe zbatimin e saj.

Starmeri vlerësoi se një marrëveshje e tillë do të duhet të përfshijë edhe SHBA-në. 

 Zelenski mbërriti në Londër nga SHBA-ja, ku mbrëmë pati një përplasje verbale me presidentin dhe nënpresidentin amerikan Donald Tramp dhe Xhej  Di Vens. Për shkak të kësaj, konferenca e përbashkët për shtyp u anulua dhe nuk u nënshkrua marrëveshja për shfrytëzimin e burimeve minerale të Ukrainës, sipas së cilës të ardhurat nga mineralet do të depozitoheshin në një fond të përbashkët amerikano-ukrainas dhe në këmbim Ukraina do të merrte garanci amerikane të sigurisë.

 Starmeri mbrëmë në telefon bisedoi me Trampin dhe Zelenskin dhe shprehu mbështetje të palëkundur për Ukrainën.

 Foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR