• e diel, 22 dhjetor 2024

Zelenski mbërriti për një vizitë në Holandë

Zelenski mbërriti për një vizitë në Holandë

Hagë, 20 gusht 2023 (MIA) - Presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelenski, ka mbërritur për një vizitë në Holandë.

Aeroplani me të cilin po udhëtonte lideri ukrainas është ulur në një bazë ajrore në Ajndhoven, në pjesën jugore të vendit. Zelenski dje ishte për vizitë në Suedi. 

Vizita në Holandë vjen dy ditë pasi SHBA-jai dha dritë të gjelbër atij vendi, si dhe Danimarkës, për t'i siguruar  aeroplanë amerikanë F-16 për Ukrainën. Tani për tani nuk dihen detajet e këtyre dërgesave, as data në të cilën mund të bëhen. 

Zelenski në Holandë do të ketë takim me kryeministrin në dorëheqje Mark Rute. 

Lideri ukrainas dje, gjatë vizitës në Suedi, shprehu interes për aeroplanin luftarak suedez Gripen.

 Ardhjen e tij sot në Holandë e ka konfirmuar vetë Zelenski me një publikim në X “Tuiter”. “Zonja e Parë dhe ekipi ynë kanë mbërritur në Holandë”, thuhet në kumtesë.

“Aeroplanët F-16 për Ukrainën për mbrojtjen e  popullit tonë nga terrori rus janë qëllimi kryesor i vizitës, ka shtuar Zelenski. Do të bëhemi më të fortë”, thekson shefi i shtetit. 

Që nga fillimi i pushtimit rus, Kievi ka kërkuar aeroplanë perëndimor për të kundërshtuar forcat e Moskës, të cilat aktualisht dominojnë. 

 SHBA-ja ka rregulla të ashpra për rishitjen ose transferimin e pajisjeve ushtarake amerikane nga ana e aleatëve.

 Pilotët ukrainas do të duhet  të kalojnë trajnim për fluturim me F-16, që do të ofrohet nga një koalicion prej 11 vendeve dhe duhet do të fillojë këtë muaj. Pilotët ukrainas pritet të trajnohen për përdorimin e këtyre aeroplanëve deri në vitin 2024.

 

QËNDRONI TË LIDHUR