Zelenski arriti në Britaninë e Madhe
- Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski ka arritur në Britaninë e Madhe sot për të biseduar me mbrojtjen e Ukrainës dhe si të ushtrohet më shumë presion ndaj Rusisë, deklaroi zëdhënësi i tij.
Londër, 23 qershor 2025 (MIA) - Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski ka arritur në Britaninë e Madhe sot për të biseduar me mbrojtjen e Ukrainës dhe si të ushtrohet më shumë presion ndaj Rusisë, deklaroi zëdhënësi i tij.
"Gjithashtu, do të diskutojmë për hapa të rinj dhe më të fuqishëm për rritjen e presionit ndaj Rusisë për këtë luftë dhe për ndalimin e sulmeve", ka shkruar Zelenski në 'X' pas sulmit vdekjeprurës rus ndaj kryeqytetit ukrainas, Kiev.
Presidenti ukrainas do të takohet me Mbretin Çarlsi i Tretë, kryeministrin Kir Starmer dhe kryetarët e të dy dhomave të parlamentit, deklaroi zëdhënësi i tij.
Ai shtoi se presidenti do të bisedojë me ushtarët ukrainas të cilët trajnohen në Mbretërinë e Bashkuar dhe me përfaqësues të think-thenk.
"Qëllimi kryesor i vizitës është thellimi i bashkëpunimit ushtarak", tha zëdhënësi. qa/
Foto: DPA