Zelenski: Më shumë se gjashtë milionë amvisëri në Ukrainë janë prekur nga ndërprerjet e rrymës
- Post By Fitore Curri
- 20:48, 25 nëntor, 2022

Kiev, 25 nëntor 2022 (MIA) - Presidenti ukrainas, Volodomir Zelenski deklaroi sot se mbi gjashtë milionë amvisëri në vend ishin goditur nga ndërprerjet e rrymës, dy ditë pas sulmeve ruse ndaj infrastrukturës energjetike në Ukrainë.
"Nga kjo natë, ndërprerjet e rrymës vazhdojnë në shumë rajone (të Ukrainës) dhe në Kiev. Gjithsej, më shumë se gjashtë milionë parapagues janë goditur", theksoi Zelenski në paraqitjen e tij të përditshme përmes rrjeteve sociale. fc/