• e shtunë, 05 tetor 2024

Zelenski: Luftimet në front janë të rënda, sulmet janë shumë të forta, ndërsa forcat ukrainase po dominojnë

Zelenski: Luftimet në front janë të rënda, sulmet janë shumë të forta, ndërsa forcat ukrainase po dominojnë

 Kiev, 4 gusht 2023 (MIA) – Presidenti ukrainas, Volodimir Zelenski, në fjalimin e rregullt të natës drejtuar kombit, deklaroi se ushtarët rusë me të gjitha forcaz po përpiqen t'i ndalojnë forcat mbrojtëse të Ukrainës, por se mbrojtësit ukrainas po dominojnë.

 "Sulmet janë shumë të forta. Në drejtim të Kupjanskut, Limanit, Bahmutit, Marinkës, Avdejevkës. Drejtimi jugor. Kudo është vështirë. Por, çfarëdo që të bëjë armiku, është forca ukrainase ajo që dominon", tha Zelenski në video fjalimin, të transmetuar nga agjencia Unian.

 Ai shtoi se Ukraina po negocion për të marrë më shumë sisteme për mbrojtje ajrore dhe se kjo është detyrë e secilit prej ambasadorëve dhe përfaqësuesve të saj.

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR