Zelenski: Kursku është atu shumë e fuqishme në çfarëdo lloj negociatash
- Presidenti ukrainas, Volodimir Zelenski e vlerësoi operacionin Kursk si përparësi të dukshme në përpjekjet diplomatike të Kievit, posaçërisht mes vendeve nga jugu global, kumtoi Ukrinform.
- Post By Arta Bunjaku
- 10:16, 3 janar, 2025
Kiev, 3 janar 2025 (MIA) - Presidenti ukrainas, Volodimir Zelenski e vlerësoi operacionin Kursk si përparësi të dukshme në përpjekjet diplomatike të Kievit, posaçërisht mes vendeve nga jugu global, kumtoi Ukrinform.
"Kursku është atu shumë e fuqishme në çfarëdo lloj negociatash, posaçërisht me vendet të cilat janë të rëndësishme për ne, posaçërisht ato nga jugu globaë. Asnjëherë nuk kam pritur se (operacioni) do të japë efekt aq të rëndësishëm, sepse ato vende konsideronin se Rusia është e pamposhtme", tha Zelenski në intervistë për programin televiziv "Risi të bashkuara", ku mori pjesë edhe bashkëshortja e tij, Olena.
Lideri ukrainas shtoi se vendimi i Rusisë për të dërguar ushtarë verikoreanë në rajonin e Kurskut është gabim taktik.
"Ata (rusët) e morën kontigjentin verikorean. Dhe ku e dërguan? Sërish atje (në rjaonin Kursk). Sipas meje, me këtë, ata bënë gabim taktik", tha ai.
Zelenski shtoi se çështja për kandidaturën e tij për mandat të dytë për momentin "nuk është në rend dite". ab/
Fotо: МIА arkivi