• e hënë, 23 dhjetor 2024

Zelenski: Krimeja duhet t'i kthehet Ukrainës në rrugë diplomatike

Zelenski: Krimeja duhet t'i kthehet Ukrainës në rrugë diplomatike

Shkup, 21 nëntor 2024 (MIA) - Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski deklaroi se Krimeja, gadishulli, të cilin Rusia e aneksoi në vitin 2024, do të duhet t'i kthehet Ukrainës përmes kanaleve diplomatike, e jo përmes fuqisë ushtarake.

Në një intervistë për "Foks njuz", të filmuar në Ukrainë, derisa ka qenë me tren, Zelenski theksoi se Ukraina nuk mund të lejojë që të humb kaq shumë jetë që do të nevojiten për pushtimin ushtarak të Krimesë.

"Tashmë kam përmendur se jemi të gatshëm në rrugë diplomatike ta kthejmë Krimenë", tha Zelenski dhe shtoi se Ukraina "nuk mund të pranojë ligjërisht çdo pjesë të okupuar të Ukrainës si ruse".

Ai tha se nuk është e sigurt se Krimeja mund "të kthehet me armë".

Nga fillimi i luftës në Ukrainë në shkurt të vitit 2022, trupat ruse kanë okupuar rreth njjë të pestën e territorit të Ukrainës dhe kanë shpallur aneksik të katër provincave ukrainase, edhe pse Moska plotësisht nuk kontrollon asnjë prej tyre.

Zelenski propozoi formulë për paqe dhe propozim për "planin e tij për fitore" në bazë të tërheqjes së trupave ruse nga Ukraina. mb/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR