• e hënë, 23 dhjetor 2024

Zelenski konvokoi seancë urgjente të Këshillit ukrainas për siguri nacionale dhe mbrojtje pas rrënimit të digës Kakhovka e re

Zelenski konvokoi seancë urgjente të Këshillit ukrainas për siguri nacionale dhe mbrojtje pas rrënimit të digës Kakhovka e re

Kiev, 6 qershor 2023 (MIA) - Presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelenski konvokoi takim urgjent të Këshillit për Siguri Nacionale dhe Mbrojtje për shkak të shpërthimit të digës Kakhovka e re, në Ukrainën Jugore, njofton në Tuiter sekretari i Këshillit, Oleksej Danillov, i cituar nga mediat britanike.

"Rrënimi rus i murit të digës Kakhovka e re është ekocid, por autoritetet nacionale dhe rajonale janë duke punuar në mundësimin e sigurisë së banorëve lokalë", shkroi në rrjetin social Telegram shefi i administratës së presidentit të Ukrainës, Andrij Jermak.

Ai shtoi se aktivitetet ruse rreth digës, gjithashtu, paraqesin kanosje edhe për centralin e afërt bërthamor Zaporozhje, pa dhënë detaje konkrete.

QËNDRONI TË LIDHUR