Zelenski: Konflikti Izrael - Iran mund ta ulë ndihmën ushtarake për Ukrainën
- Presidenti ukrainas, Volodimir zelenski shprehi shqetësim se eskalimi mes Izraelit dhe Iranit mund të çojë drejt pakësimit të ndihmës ushtarake për Ukrainën.
- Post By Arta Bunjaku
- 17:28, 14 qershor, 2025
Kiev, 14 qershor 2025 (MIA) - Presidenti ukrainas, Volodimir zelenski shprehi shqetësim se eskalimi mes Izraelit dhe Iranit mund të çojë drejt pakësimit të ndihmës ushtarake për Ukrainën.
"Do të donim që mbështetja për Ukrainën të mos pakësohet për këtë arsye. Herën e fundit ky ishte faktori që e ngadalësoi ndihmën", deklaroi Zelenski.
Ai paralajmëroi se sulmet ndaj Iranit shkaktuan rritje të çmimit të naftës, që i shkon dë dobi Rusisë.
"Kjo është keq për ne. Çmimi i naftës u rrit", tha ai.
Lideri ukrainas vlerësoi edhe se mbështetja e Evropës po pakësohet pa angazhimin e SHBA-së, sepse "Evropa ende nuk ka vendosur se çfarë do të bëjë me Ukrainën nëse Amerika nuk është këtu". ab/
foto: arkivi