• e shtunë, 21 dhjetor 2024

Zelenski: Kievi duhet të bëjë gjithçka që është e mundur për t'i dhënë fund luftës në mënyrë diplomatike

Zelenski: Kievi duhet të bëjë gjithçka që është e mundur për t'i dhënë fund luftës në mënyrë diplomatike

Kiev, 16 nëntor 2024 (MIA) – Ukraina duhet të bëjë gjithçka që është e mundur që ta përfundojë luftën me Rusinë vitin e ardhshëm në mënyrë diplomatike, deklaroi presidenti Volodomir Zelenski, transmeton BTA. 

Në një intervistë në radio të emetuar sot, shefi i shtetit ukrainas përsëri deklaroi se, sipas tij, presidenti rus Vladimir Putin nuk është i interesuar për bisedime për marrëveshje paqësore. 

Situata në frontin në lindje të Ukrainës është e vështirë dhe Rusia po përparon, e pranoi Zelenski. 

Dje ai deklaroi se nën presidentin e ardhshëm amerikan Donald Tramp “lufta do të përfundojë më shpejtë”. 

Zelenski shprehu kënaqësi për kontaktet e tij të fundit me Trampin, edhe krahas shqetësimit se ndihma amerikane për Ukrainën mund të ulet në kohën e shefit të ardhshëm të Shtëpisë së Bardhë. fc/

 

QËNDRONI TË LIDHUR