• e premte, 22 nëntor 2024

Zelenski: Kevi është i gatshëm të mbetet garantues i sigurisë botërore ushqimore

Zelenski: Kevi është i gatshëm të mbetet garantues i sigurisë botërore ushqimore
Kiev, 31 tetor 2022 (MIA) - Ukraina është e vendosur të mbetet garantuese për sigurinë botërore të ushqimit dhe të vazhdojë të eksportojë grurë, deklaroi presidenti ukrainas, Volodimir Zelenski gjatë bisedës me sekretarin e përgjithshëm të KB-së, Antonio Guteresh. "Bisedova me sekretarin e përgjithshëm të KB-së. E konfirmova përkushtimin e Ukrainës për marrëveshjen për grurin", shkroi Zelenski në Tuiter. Armata ruse sot paraprakisht kumtoi se dëshiron që Ukraina të obligohet se nuk do ta përdorë korridorin për eksport të grurit për caqe ushtarake, pas sulmit të flotës së saj në gadishullin e Krimesë në Detin e Zi dhe e ndërpreu marrëveshjen për eksport të grurit nga portet ukrainase. Autoritetet ruse të shtunën kumtuan se tërhiqen nga marrëveshja për eksport të grurit nga portet ukrainase, e cila është me rëndësi jetësore për furnizimin me ushqim në botë, pas sulmit në gadishullin e Krimesë, prapa të cilit Moska pohon se qëndron Ukraina dhe Britania e Madhe. Paraprakisht sot, Kombet e Bashkuara i sollën në pikëpyetje shkaqet e cekura të Moskës për suspendim të marrëveshjes për grurin me Ukrainën. "Kur anijet e Nismës (për marrëveshje për grurin) nuk janë në rajon, korridori nuk ka status të posaçëm", deklaroi kooridnuesi i KB-së për ndihmë të shpejtë martin Grifits në takimin e sotëm të Këshillit të Sigurimit të KB-së në Nju-Jork. "Kjo nuk siguron as mbulesë, as mbrojtje për veprime ofanzive apo mbrojtëse ushtarake. Nuk mund të shfrytëzohet si mburojë apo strehim, As nuk është zonë e ndaluar", sqaron Grifits. "Në natën e sulmeve të përfolura nuk kishte anije ngarkuese në korridor", shtoi ai. ab/

QËNDRONI TË LIDHUR